Mirënjohje për intervenimin jetik
Klubi ynë, FC DRITA në shenjë falënderimi ka ndarë mirënjohje për doktorin e skuadrës, Dr Bujar Fazliu.
Stafi ynë mjekësor, Dr Fazliu i asistuar nga fizioterapeuti i klubit, Leutrim Kërçeli dhe kolegët nga FC Ballkani ishin heronjtë e ditës, duke shpëtuar jetën e qytetarit që pësoi arrest kardiak.
Për gjestin human dhe profesional, FC DRITA në shenjë simbolike shpërbleu me mirënjohje falënderimi doktorin, duke dëshiruar që edhe qytetetari i atakuar ta ketë kaluar këtë sfidë dhe të jetë mirë me shëndet.
FC DRITA⬜🟦