FC Drita ka shprehur sot solidaritetin e saj me ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po përballen me proces gjyqësor në Hagë.
Në konferencën për media të mbajtur sot, klubi gjilanas vendosi që në sfond të sallës të shfaqeshin fotografi të figurave emblematike të UÇK-së, duke përcjellë një mesazh simbolik mbështetjeje dhe respekti.
Ky veprim u bë në shenjë solidarizimi me çlirimtarët që po mbahen në Hagë, ndërsa FC Drita përmes këtij gjesti zgjodhi që konferenca e sotme të ketë edhe një dimension simbolik përtej zhvillimeve sportive.
Fotografitë e vendosura në sallën e konferencës tërhoqën vëmendjen e të pranishmëve dhe përcollën mesazhin e klubit në mbështetje të figurave të luftës së UÇK-së./Radio Star/










