FC Drita, ka bërë të ditur se ka filluar shitja e biletave për ndeshjen e shumëpritur ndaj skuadrës së FC Differdange 03, e vlefshme për raundin kualifikues të garave evropiane.
Sipas njoftimit zyrtar të klubit, shitja fizike e biletave do të nisë nesër (e diele), nga ora 13:00, para Teatrit të Qytetit në Gjilan. Po ashtu, në ditën e ndeshjes, tifozët do të kenë mundësi të blejnë biletat edhe pranë stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në tri pika të ndryshme të shitjes.
Çmimet e biletave janë si më poshtë:
•Tribuna Veriore – 3 euro
•Tribuna Lindore – 5 euro
•Tribuna Perëndimore – 10 euro
•VIP – 20 euro (me katering all inclusive)
FC Drita fton të gjithë tifozët që ta përkrahin ekipin në këtë sfidë të rëndësishme dhe të jenë pjesë e atmosferës elektrizuese që pritet të mbizotërojë në “Fadil Vokrri”.