FC Drita tani nuk do ti ketë më në dispozicion tre lojtarë të cilëve nuk iu është vazhduar kontrata shkruan Radio Star.
Burimet brenda klubit për ‘Radio Star’, thonë se Astrit Thaqi, Leonat Vitija dhe Albin Prapashtica, nuk janë në planet e Zekrija Ramadani.
Skuadra gjilanase do të fillojë merkaton e verës duke plotësuar kërkesat e trajnerit Ramadani, para garave europiane, poashtu në ditët në vazhdim Drita do të tregojë se me cilët lojtarë do të vazhdojë bashkëpunimin.
Së fundmi burimet jozyrtare nga klubi por në media është përfolur se me ‘bardhëekaltërtit’, ka nënshkruar mesfushori Ilir Mustafa.
Radio Star do të ju mbajë të informuar rreth informatave më të detajuara për sportin gjilanas.