FC Drita do të zbresë sonte në fushë për t’u përballur me skuadrën e Bashkimit nga Kumanova, në një ndeshje miqësore që nis në orën 19:00.
Gjatë kohës kur përfaqësueset janë të angazhuara në garat e Ligës së Kombeve, dy skuadrat shqiptare do të shfrytëzojnë këtë periudhë për të zhvilluar një ndeshje kontrolluese.
Për Dritën dhe Bashkimin, kjo përballje paraqet një mundësi për të mbajtur ritmin e garave, për të testuar formën e futbollistëve dhe për t’i dhënë hapësirë stafit teknik që të vlerësojë gjendjen e ekipit.
Përballja mes dy skuadrave shqiptare pritet të sjellë interes sportiv, duke bashkuar në fushë dy klube me traditë në futbollin shqiptar.
Ndeshja FC Drita – Bashkimi (Kumanovë) zhvillohet sonte, me fillim nga ora 19:00.










