Derbi Prishtina – Drita do të jetë dueli me vëmendjen më të madhe të shtunën kur edhe nis java e 20-të e Superligës në futboll.
Përballja e rivalëve të vjetër luhet në “Fadil Vokrri” duke nisur nga ora 17:00, me Dritën që synon të rrisë epërsinë e pikëve në tabelë si lidere, dhe Prishtinën që pret fitoren e parë pas dy barazimeve rresht.
Megjithatë xhiron e hap ndeshja Suhareka – Dukagjini e cila nis nga ora 13:00.