Sot, FC Drita do të udhëtojë drejt kryeqytetit për të zhvilluar ndeshjen e mbetur kundër Prishtinës, pjesë e xhiros së dytë të Superligës së Kosovës. Kjo ndeshje ishte parashikuar të luhej më 18 gusht, u shty për shkak të angazhimeve të Dritës në UEFA Conference League, ku ekipi gjilanas përfaqësoi Kosovën në arenën ndërkombëtare.
Takimi i sotëm, që do të fillojë në orën 17:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, pritet të zhvillohet në një atmosferë të veçantë, me ndriçim të reflektorëve dhe mbështetje të zjarrtë nga të dyja tifozeritë. Tifozët e “Intelektualëve” të Dritës dhe “Plisave” të Prishtinës.
Përballja e sotme është ndeshja e dytë kampionale mes dy ekipeve këtë sezon. Në ndeshjen e parë, Drita dominoi duke fituar bindshëm me rezultat 3-0, Zekirija Ramadani në konferencën për media para ndeshjes theksoi se takimi i sotëm do të jetë sfidues, duke e konsideruar ekipin e Prishtinës si një kundërshtar të vështirë, pavarësisht rezultatit të ndeshjes së kaluar.