Fc Drita, para pak minutash ka zyrtarizuar transferimin e saj, Agim Zeka.
Përmes një komunikate Fc Drita, ka treguar se ka arritur akorde me sulmuesin e krahut Agim Zeka.
Komunikata e plotë:
Klubi jonë FC DRITA ka arritur që të përforcojë edhe më shumë fazën ofenzive me lojtarin tonë më të ri Agim Zeka i cili vjen pas një eksperience të madhe nga evropa!
Agim Zeka 22 vjeqar, është sulmues krahu dhe sa ishte pjesë e Skenderbeut, bëri hapin e madhë ku u transferua tek giganti francez LOSC Lille dhe me pas ishte i huazuar në ekipe të njohura evropiane dhe së fundmi ishte pjesë e Bundesliges austriake, pjesë e ekipit Austria Viena.
Zeka ishte pjesë e shpresave të kombëtares së Shqipërisë tek të gjitha grupmoshat U-17, U-19 dhe U-21.
Marrëveshja mes klubit tonë dhe lojtarit është lidhur për dy vitet e ardhshme dhe Zeka do të jetë bardhë e kaltër deri me 2023.
Mirë se vjen Agim??
FC DRITA⬜️?