FC Drita ka bërë të ditur përforcimin e saj të fundit për sezonin e ri me mesfushorin Ilir Mustafa shkruan Radio Star.
Ky njoftim është bërë publik nga vetë klubi gjilanas, duke konfirmuar kështu ardhjen e lojtarit të ri në radhët e tyre.
Ilir Mustafa, i cili luan në pozicionin e mesfushorit, ka qenë më parë pjesë e ekipit të Malishevës.
Ai ka nënshkruar një kontratë që do ta mbajë në klubin gjilanas deri në vitin 2026.
Komunikata e plotë:
Ilir Mustafa forca jonë e re
Klubi jonë FC DRITA ju njofton që ka arritur që të sigurojë shërbimet e mesfushorit Ilir Mustafa.
Iliri nga sezoni 2015/16 është pjesë e Superligës së Kosovës ku ka luajtur për ekipe si Liria ,Dukagjini dhe së fundmi Malisheva.
Iliri ka luajtur edhe jashtë kampionatit tonë ku në sezonin 2020/21 ka luajtur në Ligën e Parë të Turqisë.
Mustafa do të jetë një forcë shtesë për sezonin e ri dhe do të jetë pjesë e klubit tonë për dy sezonet e ardhshme deri në qershor 2026.
Mirë se vjen Ilir🤍