FC Drita ka prezantuar ardhjen e re në klub, ganezin Salifu Ibrahim.
Ibrahim ka nënshkruar një kontratë me FC Dritën deri në vitin 2027, ky transferim pritet të forcojë ndjeshëm ekipin në repartin e mesfushës i cili edhe konsiderohet një lojtarë premtues për klubin gjilanas.
Komunikata e plotë:
Salifu Ibrahim është lojtari ynë më i ri
Klubi jonë FC DRITA ka knaqësin të ju njoftojë me lojtarin tonë më të ri ganezin Salifu Ibrahim.
Salifu luan në pozitën e mesfushorit dhe vjen nga premierliga e Ganës ku për tre vite ishte pjesë e ekipit Hearts Of Oak. Salifu është konsideruar një ndër lojtaret më premtues në Gana ku dhe në sezonen 2020/21 është shpallur lojtarë i vitit në premierligën e ganës.
24 vjeqari ka nënshkruar kontratë me klubin tonë deri në vitin 2027 dhe menjeher pas kompletimit të dokumentacionit është bashkuar me ekipin.
Mirë se vjen Salifu🤍
FC DRITA