Skuadra e Dritës zhvilloi sot miqësoren e katërt, ku u përball me ekipin e Honved.
Ndeshja përfundoi me rezultat 2-0 në favor të Honved.
Drita po vazhdon fazën përgatitore në Antalia të Turqisë, ku po përgatitet për sezonin e ri. Kjo ishte miqësorja e fundit e skuadrës së drejtuar nga Zekirija Ramadani, e organizuar gjatë kampit stërvitor në Antalia.