Ferizaji ka befasuar Dritën duke e mposhtur 2:1 shkruan Radio Star.
Skuadra gjilanase kaloi e para në epërsi me anë të Kastriot Selmanit në minutën 53-të, por epërsia nuk zgjati shumë për shifrat në 1-1 kur Ergon Hyseni barazoi duke realizuar me kokë në minutën e 58-të.
Në minutën 63-të Ardian Limani humbi një rast të artë pasi me portën bosh goditi mbi portë nga dy metra afërsi.
Për rezultatin 2 me 1 për Ferizajin ish-lojtari i Dritës, Betim Haxhimusa realizoi për t’i dhënë epërsinë skuadrës.
Pas kësaj humbje Drita mbetet e dyta me 44 pikë.