Xhiro e 29-të e Superligës në futboll, nis sot me tri ndeshje në program.
Skuadra e FC Dritës, pas fitores si mysafir ndaj Llapit, tani kërkon ecurin e fitoreve edhe kundër Lirisë së Prizerenit.
Zekirija Ramadani, dje në konferencën për media tha se tani çdo ndeshje deri në fund të kampionatit është finale për klubin.
Drita gjendet në vendin e tretë me 54 pikë, dy më pak se vendi i parë Ballkani.
Ndeshja zhvillohet në Gjilan, duke filluar nga ora 15:00, në stadiumin me bari sintetik.