Sot zhvillohen tri ndeshje të cilat hapin xhiron e 24-të të Superligës së Kosovës shkruan Radio Star.
Tri ndeshjet që do të zhvillohen janë Drita-Prishtina dhe Dukagjini-Fushë Kosova dhe Llapi-Gjilani.
Skuadra gjilanase pas humbjes nga Fushë Kosova, sot kërkon tri pikët e plota të vazhdojë ecurin e saj në luftë për titullin kampion.
Trajneri Zekirija Ramadani, dje në një konferencë për media ka thënë se e pret një ndeshje e vështirë, por që skuadra është e përgaditur në aspektin psikologjik dhe gjithçka tjetër.
Drita tani gjendet në pozitën e tretë me 43 pikë, pesë pikë më pak se Ballkani, e cila është në pozitën e parë.
Ndeshja luhet në Gjilan, tek fusha me bari sintetik, duke filluar nga ora 13:00./radiostargjilan.com/