FC Drita ka kënaqësinë të njoftojë afrimin e dy lojtarëve të rinj nga Gana, Mike Arthur dhe Morris Fuseini, të cilët tashmë janë zyrtarisht pjesë e skuadrës bardhekaltër.
Arthur, 18-vjeçar, vjen nga akademia e klubit United Black Eagles Sporting Club, ndërsa Morris Fuseini, 19-vjeçar, ka qenë pjesë e Premier Ligës së Ganas, ku ka luajtur për Pro Players Soccer Academy.
Sipas njoftimit të klubit, Mike Arthur luan në pozicionin e sulmuesit të krahut të djathtë, ndërsa Morris Fuseini në pozicionin e mbrojtësit të djathtë.
Marrëveshjet me dy talentët janë arritur gjatë afatit kalimtar të verës, por për shkak të vonesave me procedurat e vizave, prezantimi i tyre është bërë vetëm sot nga drejtori sportiv i klubit, z. Valon Zymberi.
Me këtë rast, FC Drita u ka uruar mirëseardhje dy lojtarëve, të cilët tashmë i janë bashkuar ekipit në stërvitje.