Skuadra e FC Dritës, sot ka preznatuar sulmuesin e saj më të ri Samson Ebuka Obioha shkruan Radio Star.
Skuadra gjilanase pas mesfushorit Ensar Huruglica, ka treguar se është përforcuar në repartin e sulmit dhe tani ai ka filluar stërvitjet në udhëheqjen e trajnerit Zekirija Ramadanit.
Komunikata e plotë:
Samson Ebuka Obioha është lojtari ynë i ri
Ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje për transferimin e nigerianit Samson Ebuka Obioha.
Samson luan në pozitë e sulmuesit ku dy sezonet e fundit ishte pjesë e superligës finlandeze te ekipi i SJK Seinäjoki.
Samson sot është prezantuar para bashkëlojtarëve nga drejtori sportiv z. Valon Zymberi i cili i dëshiroi mirëseardhje lojtarit i cili më pas edhe zhvilloi stërvitjen e parë me ekipin.
Samsi do të jetë një forcë shtesë në repartin ofanziv dhe një alternativë më shumë për trajnerin Ramadani.
Mirë se vjen SAMSI💙