Java e 11-të e Superligës së Kosovës do të zhvillohet këtë mesjavë dhe përballja kryesore e saj do të jetë midis Dritës dhe Prishtinës.
Ndeshja do të zhvillohet të enjten në Gjilan, në stadiumin me bari sintetik, duke filluar nga ora 13:00, ku Drita do të jetë nikoqire e ekipit kryeqytetas, Prishtina.
Me hedhjen e shortit për gjyqtarët, tashmë ekipet kanë mësuar referët e ndeshjeve të tyre për këtë xhiro. Përballjen midis Dritës dhe Prishtinës do ta drejtojë gjyqtari kryesor Burim Jahmurataj.