FC Drita ka përfunduar rrugëtimin e saj në Conference League pas një gare të ngushtë dhe dinjitoze.
Klubi ka falënderuar tifozët për mbështetjen e jashtëzakonshme në çdo stadium dhe ka theksuar se, edhe pse aventurës europiane i ka ardhur fundi, krenaria dhe pasioni për futboll mbeten të paprekura.
Tani fokus i klubit është rikthimi tek objektivat vendore, me përkushtim dhe motivim më të madh se kurrë.

