KF DRITA është shpallur klubi më i mirë për vitin 2018
KOHA në një ceremoni madhështore për laureatët për Vitin 2018, në praninë e shumë personaliteteve të shquara nga jeta sportive, politike, shoqërore dhe mediave, ka shpallur KF DRITËN klubin më të mirë për vitin 2018.
Ekipi gjilanas triumfoi titullin e kampionit dhe Superkupën e Kosovës këtë vit, derisa pati paraqitje briliante edhe në garat ndërkombëtare, derisa ishte pjesë e kualifikimeve në Ligën e Kampionëve dhe Europa Ligës.
Çmimin për klubin më të mirë të vitit e ka pranuar drejtori gjeneral i bardhekaltërve Feti Murseli në gala mbramjën nga grupi KOHA për zgjedhjen e laureatëve të vitit 2018.