Skuadra e FC Dritës e ka shkatërruar skuadrën e Gjilanit, duke e mposhtur me rezultat 4-1 shkruan Radio Star.
FC Drita nuk ka falur kundër SC Gjilanit, në këtë duel spikati sulmuesi i Marko Simonovski me tre gola.
Nënkampionët në fuqi të Kosovës, e kanë mposhtur bindshëm dhe lehtë SC Gjilanin, Marko Simonovski shënoi tre gola, duke kompletuar hertrikun e tij, kurse golin tjetër e shënoi Blend Baftiu, për SC Gjilanin golin e vetëm e shënoi Baton Zabërgja.
Fitorja dhe performanca e FC Dritës në këtë duel është një sinjal i fuqishëm së gjilanasit do ta ketë sërish fjalën kryesor në Superligën e Kosovë.
Skuadrat gjilanase kanë pikë të barabarta nga 14, por që FC Drita ka një ndeshje më pak kundër Prishtinës./radiostar/