Me fitoren e djeshme ndaj Dukagjinit dhe barazimin e Ballkanit me Ferizajin, skuadra e drejtuar nga Zekirija Ramadani është shpallur kampione shkruan Radio Star.
Deri në përfundimin e kampionatit kanë mbetur edhe dy xhiro, ku Drita do të përballet me Gjilanin dhe Feronikelin ’74.
Drita, në 16 xhiro, ka grumbulluar 37 pikë, me vetëm një humbje dhe katër barazime deri tani.