Federata e Futbollit të Kosovës dje organizoi ceremoninë e laureatëve më të mirë për vitin 2024, ku u ndanë edhe shumë çmime të tjera shkruan Radio Star
Katër lojtarë të Dritës u përfshinë në formacionin e vitit 2024, ndërsa skuadra e drejtuar nga Zekirija Ramadani u shpall gjithashtu fituese e çmimit ‘Fair-Play’.
Drita, përveç paraqitjeve të shkëlqyera gjatë këtij viti, u vlerësua si klubi më i disiplinuar në Superligën e Kosovës në futboll, duke pasur numrin më të vogël të iniciativave disiplinore dhe asnjë karton të kuq direkt./radiostar/