Sot, do të zhvillohen edhe dy ndeshjet e fundit të xhiros së 25-t të Superligës së Kosovës në futboll.
Në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, Feronikeli ’74 e pret Dritën e Gjilanit.
FC Drita në këtë ndeshje do të kërkojë më marrë tri pikë të plota dhe ti afrohet pozitës së parë për vetëm dy pikë, pasi dje dy skuadrat e para të tabelës pësuan humbje.
Skuadra gjilanase vlerësohet favorite në këtë përballje, bazuar në renditjen në tabelë.
Drita është e treta me 46 pikë të tubuara, 20 më shumë se Feronikeli’74 që zë vendin e shtatë dhe po lufton për mbijetesë.
Po ashtu, Drita e ka mposhtur Feronikelin ’74 edhe në dy ndeshjet e stinorit pranveror.