Skuadra nënkampione e Kosovës, Drita ka arritur ta mbajë të paprekur portën e saj në ndeshjen e parë të rrethit të dytë të Ligës së Konferencës në përballje me skuadrën gjigante belge, Royal Antwerp.
Përkundër dominimit të ekipit vendas, veçmas në pjesën e dytë, ndeshja është mbyllur baras, 0:0.
Me të filluar pjesa e dytë Drita kishte një rast të mirë me Arbnr Mujën, por goditja e tij ishte qendrore.
Deri në fund edhe pse belgët provuan në të gjitha mënyrat, mbrojtja e Dritës nuk u thye dhe morën një barazim të madh ndaj Antwerpit.
Ndeshja kthyese zhvillohet pas një jave në “Fadil Vokrri”.