FC Drita njofton se çdo tifoz që hyn në stadium duhet të ketë me vete një dokument identifikues shkruan Radio Star.
Kjo masë është ndërmarrë për shkak të ndalimit nga UEFA për praninë e tifozëve polakë në stadiumet jashtë Polonisë.
NJOFTIM PER HYRJE NE STADIUM
Të gjithë ata të cilët do të jenë sonte prezent në ndeshjen FC DRITA-LEGIA ju njoftojmë se duhet të kenë me vete DOKUMENT IDENTIFIKUES.
Kontrollat do të jenë në të gjitha hyrjet për shkak se tifozët polak e kanë të ndaluar nga UEFA që të hyjnë në stadiume jashtë shtetit polak.
FC DRITA