FC Drita ka shënuar një fitore të rëndësishme në xhiron e 21-të të kampionatit, duke mposhtur Suharekën me rezultat 2-0. Golat e Besnik Krasniqit dhe Rron Brojës, të shënuar në të dy pjesët e lojës, vulosën fitoren e ekipit gjilanas.
Me këtë triumf, Drita shkëputet me 10 pikë nga ndjekësit më të afërt, duke grumbulluar 47 pikë dhe duke e konsoliduar vendin e parë në tabelë.
Në ndeshjen e radhës, skuadra e drejtuar nga Zekirija Ramadani do të presë në shtëpi Ferizajin, me synimin për të vazhduar serinë pozitive.