Skuadra gjilanase FC Drita ka shënuar një fitore të rëndësishme si mysafire ndaj Dukagjinit, duke triumfuar me rezultat 0-2.
Golat e kësaj ndeshjeje i realizuan Kastriot Selmani dhe Blerim Krasniqi, të cilët i siguruan Dritës tre pikë të vlefshme.
Pas kësaj fitoreje, FC Drita ka grumbulluar gjithsej 12 pikë, megjithëse ka dy ndeshje më pak të zhvilluara.
Kjo fitore e vendos ekipin në një pozitë të favorshme për të vazhduar garën për kreun e tabelës.