FC Drita U21 ka përmbyllur me sukses fazën e parë të kampionatit, duke u shpallur nënkampion vjeshtor në Superligën U21.
Pas 15 ndeshjeve të zhvilluara, skuadra e drejtuar nga kryetrajneri Ardian Latifi ka regjistruar një bilanc mbresëlënës:
•8 fitore
•5 barazime
•2 humbje
•36 gola të shënuar
•15 gola të pranuar
•Golldallimi: +21
Një nga lojtarët kyç të ekipit ka qenë Meris Maliqi, i cili kryeson si golashënuesi më i mirë me 9 gola të realizuar.
Me vetëm 3 pikë diferencë nga vendi i parë, FC Drita U21 e sheh pranverën si një mundësi të artë për të synuar titullin kampion. Orari i përshtatshëm, me 6 nga 7 ndeshjet e para që zhvillohen në Gjilan, i jep ekipit avantazh të konsiderueshëm për të vazhduar garën me sukses.
Djemtë e FC Drita U21 kanë dëshmuar përkushtim dhe cilësi, duke e bërë ekipin një pretendent serioz për kreun e tabelës.