Për të 9-tin vit radhazi, FC Drita ka rikthyer traditën e veçantë humanitare në prag të festave të fundvitit.
Klubi vizitoi Qendrën e Kujdesit Ditor “Pema”, ku ndau dhurata dhe buzëqeshje me fëmijët dhe personat që kanë më shumë nevojë, duke sjellë momente të vogla që krijojnë gëzim të madh dhe nënvizojnë rëndësinë e solidaritetit me komunitetin.
Për vitin e 9-të radhazi, tradita vazhdon.
Klubi ynë edhe këtë herë vizitoi Qendrën e Kujdesit Ditor “Pema”, ku ndamë dhurata dhe, mbi të gjitha, buzëqeshje për ata që kanë më së shumti nevojë. Momente të vogla që sjellin gëzim të madh dhe na kujtojnë rëndësinë e solidaritetit me komunitetin.
🤍 💙

