Pas një pushimi dy javorë skuadra gjilanase FC Drita, ka aranzhuar miqësoren e radhës, të cilën e luan sot (e shtunë) ndaj Aarau nga Zvicra shkruan Radio Star.
Bardhekaltërtit luajnë ndaj skuadrës zvicerane Aarau, e cila zhvillohet nga ora 18:00, ne stadiumin Brügglifeld.
FC Drita ka ftuar të gjithë bashkatdhetarët të jenë prezent sot dhe të shohin nga afër këtë ndeshje e cila luhet në Aarau të Zvicrës.
Skuadra e Zekirija Ramadanit, në ndeshjen e fundit në Superligën e Kosovës, luajti kundër Gjilanit dhe barazoi me rezultat 2 me 2.
FC Drita gjendet në pozitën e tretë me 50 pikë, dy më pak se vendi i parë.