FC Prishtina dhe sulmuesi Olt Mehmeti e kanë ndërprerë bashkëpunimin me marrëveshje të dyanshme.
Mehmeti në gusht të këtij viti nënshkroi kontratë trevjeçare me klubin kryeqytetas, e cila me marrëveshje u shkëput para kohe.
FC Prishtina i dëshiron Oltit suksese në karrierën e gjatë që e pret përpara.
Olti (19-vjeçar) vjen nga treva e Anamoravës, ku karrierën e filloi te FC Drita në vitin 2008 teksa në vitin 2019 u bë pjesë e skuadrës seniore.
#forcaPrishtina
#krejtpërprishtinën