Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri u dënuan nga shtëpia më e madhe e futbollit në Botë, FIFA, për shkak të festimit me shqiponjë.
Shaqiri dhe Xhaka u dënuan me nga 10 mijë franga (20 mijë të dy). Në këtë dënim u përfshi edhe kapiteni, Stephan Lichtsteiner (5 mijë franga), shkruan IndeksOnline.
Për gjestin që bën futbollistët ndaj Serbisë, i kënaqi tifozët shqiptarë anembanë Botës. Madje ata hapen një donacion për t’ia paguar dënimet Xhakës, Shaqirit dhe Lichtsteinerit.
Në këtë donacion të hapur nga një tifoz kosovar u mblodhën më shumë se 26 mijë dollarë (26.496$).
Rilind Reka, iniciatori i këtij donacioni ka arritur të kontaktoj me Federatën e Futbollit të Zvicrës dhe ia ka parashtruar pyetjen se çfarë do të bëjë me këto para.
Federata e Zvicrës është përgjigjur në mënyrën më të mirë. Ata kërkojnë nga Reka që këto para të shkojnë për një qëllim më të mirë.
“Përshëndetje Rilind. Asociacioni mendon se këto para nuk mund të jepen për futbollistët, por ky donacion është mirë të shkoj për një arsye të mirë (cila do që të jetë ajo).
Reka mendon se këto para është mirë të shkojnë për shkollat fillore në Kosovë.
Ashtu mendon edhe Federata e cila thotë se: “Po, kjo është një ide shumë e mirë. Në fund të fundit, kjo varet nga ju. Kur te kryeni këtë, ne mund ta publikojmë këtë në faqen tonë”.
Kujtomë edhe njëherë që për shtatë ditë, 789 persona dhuruan para për shumën që tashmë është grumbulluar (26 mijë e 496 dollarë).