Për herë të parë në Kosovë është organizuar Gara e kuzhinierëve, e cila po mbahet në hapësirën e Klan Arena në Prishtinë.
Fehmi Fetahi, biznesmen i njhohur nga Zvicra, njëherësh nënkryetar i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës, është shprehur i kënaqur me këtë garë, duke e konsideruar si një ngjarje që i ka munguar Kosovës.
“Jam i kënaqur se për herë të parë në Kosovë po ndodh Gara e kuzhinierëve. Kënaqësi të monitoroj në rolin e nënkryetarit të Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës”, shprehet Fetahi.
Gara e kuzhinierëve do të përbëhet nga juria katëranëtarëshe për gjykimin e pjatave të konkurruesve, ndër ta është kryetari i jurisë, Faruk Neziri, duke vazhduar me Naim Bashmilin, Vlatko Ognenovskin dhe Skender Hekurin.
Ekipi duhet të përgatisë, të gatuajë dhe të prezantojë në 120 minuta katër pjata në dy porcione të barabarta. /Albinfo.ch