Luan Haradinaj, djali i heroit Shkëlzen Haradinaj, i cili mban emrin e xhaxhit të tij, u fejua sot me Anila Sylaj nga Gjilani.
Lajmin e bëri të ditur axha i tij, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook.
“Në ditën që na bashkon e na gëzon, Kapiten Luan Haradinaj vulosi një hap të ri të jetës, u fejua me Anila Sylaj nga Gjilani.
Ashtu siç e don tradita, bashkë me Dautin, Frashërin dhe Vetonin, ishim në familjen Sylaj për të kërkuar dorën e Anilës, duke e nisur kështu një kapitull të ri për Luanin dhe Anilën”, shkroi Haradinaj.
Ai i uron çiftit një rrugëtim të mbushur me gëzime gjatë gjithë jetës dhe uroi shumë lumturi për të dy. /Klankosova.tv









