Sot kam pritur në takim si dhe kam dhuruar titullin “Qytetar Nderi” i Komunës së Kamenicës për Akademikun Fejzullah Krasniqi.
z.Krasniqi në vitin 2005 ka filluar punën si mësimdhënës në Universitetin Politeknik të Tiranës, profesorët e të cilit institucion ishin ligjeruesit e z. Krasniqi.
Në vitin 2008 është zgjedhur anëtar korespodent i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, ndërsa në vitin 2012 është zgjedhur anëtar i rregullt (Akademik).
Në vitin 2015 i është ndarë tituli Doktor Honoris Causa nga Universiteti Politeknik i Tiranës dhe deri më tani, është i vetmi nga Kosova që ka këtë gradë.
Në vitin 2023 është zgjedhur anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë.
Akademiku Krasniqi me meritë të plotë si dhe për kontributin e dhënë për vendlindjen e tij, meriton dhe nderohet si Qytetar Nderi i Kamenicës.