Sot, Kuvendi Komunal i Gjilanit po mban seancën e fundit për vitin 2024, raporton Radio Star.
Para fillimit të seancës, fëmijët e shoqatës “Pema” u kujdesën për të mirëpritur asamblistët ngrohtësisht, duke iu dhuruar nga një kartolinë festive për fundvit.
Një nga pikat e rendit të ditës ishte një kërkesë nga Drejtoria për Buxhet dhe Financa lidhur me borxhet ndaj NPL “Tregu”, “Hendikos-it”, fermerëve, projektit “Kodra e Dëshmorëve”, shoqatës “Pema” dhe shoqatave të tjera.
Në njërën nga kartolinat e shpërndara ishte shkruar: “Gëzuar festat e fundvitit! – Me dashuri, fëmijët e Qendrës së Kujdesit Ditor Pema.”/radiostar/