Fëmijët nga Shqipëria të strehuar në Gjilan, nga sot kanë filluar sistemimin e parë të nxënësve nga Shqipëria, për kohën sa qëndrojnë në Komunën e Gjilanit dhe nuk duhet të humbin asnjë ditë të mësimit.
Përmes një postimi në facebook, drejtori i Arsimit në Gjilan, Nazim Gagica, ka thënë se sot në qytetin e Gjilanit, fëmijët e strehuar në Gjilan, kanë filluar sistemimin në shkollat e komunës së Gjilanit.
Ja postimi i plotë:
Sot, kemi filluar sistemimet e para të nxënësve nga Shqipëria, në shkollat e Komunës së Gjilanit.
Robina Tollaj do të vijojë mësimet në kasën e III-të, pranë Shkollës “Musa Zajmi” dhe
Natalia Gashi në klasën e VI-të, pranë Shkollës “Nazim Hikmet”.