30 fëmijëve me asistenc sociale në Gjilan, falë donacionit të familjes Zymberi, ju është siguruar procesi i Phimosis.
Drejtoria e Shëndetësis në Gjilan, ka falemnderuar familjen Zymberi dhe kanë shprehur mirënjohje edhe për klinikën Swiss Hospital, për përkrahjen e familjeve në asistenc sociale.
Shkrimi i plotë:
Në vazhdën e përkrahjes për shfrytëzuesit e asistencës sociale, sot 30 fëmijëve, pjesë e kësaj kategorie nga komuna e Gjilanit, ju sigurua procesi i Phimosis, dhe kjo falë donacionit të familjes Zymberi.
Ne si drejtori falenderojmë familjen Zymberi, që mundësuan realizimin e këtyre intervenimeve falas te këta fëmijë, duke ju hequr barrën familjeve.
Gjithashtu, shprehim mirënjohje edhe për klinikën Swiss Hospital, në krye me drejtorin ekzekutiv Sevdail Kastrati, të cilët mirëpritën me ngrohtësi fëmijët, duke ju ofruar ndjenjën e sigurisë dhe empatisë.
Punë të mira po bëjmë! 🌻