Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) është shtylla kryesore e sistemit shëndetësor publik.
Por sot, ai funksionon me një model të organizatës buxhetore që nuk i përgjigjet më nevojave reale të pacientëve dhe profesionistëve shëndetësorë.
Problemi nuk janë njerëzit.
Problemi është struktura.
Modeli aktual i SHSKUK:
• është tepër administrativ dhe i centralizuar;
• ka autonomi të kufizuar menaxheriale në nivelin e klinikave dhe spitaleve të tij përbërës;
• ndikohet nga vendimmarrja politike;
• nuk lidhet drejtpërdrejt me performancën dhe cilësinë.
Si pasojë:
– klinikat e spitalet funksionojnë me vështirësi;
– stafi mbingarkohet dhe demotivohet;
– pacienti humbet besimin në sistem.
Qëndrimi im është i qartë:
SHSKUK nuk mund të vazhdojë të funksionojë si strukturë burokratike.
Ai duhet të transformohet në një ndërmarrje publike moderne të nivelit qendror, me autonomi reale organizative, financiare, menaxheriale dhe përgjegjësi të matshme, në bazë të studimit ndërkombëtar të fizibilitetit dhe ligjit të veçantë.
Çfarë nënkupton ky transformim:
– bord profesional dhe i pavarur;
– shërbime profesionale të linjës si formë unike e integrimit të shërbimeve dytësore spitalore dhe tretësore klinike;
– menaxhim autonom, jo politik;
– kontraktim i qartë me shtetin dhe fondet e sigurimeve në vendë dhe jashtë tij;
– financim i lidhur me shërbimin dhe cilësinë;
– transparencë dhe llogaridhënie publike.
Ky transformim nuk është privatizim.
Është modernizim institucional, për ta bërë sistemin funksional dhe të qëndrueshëm.
Një SHSKUK i reformuar do të thotë shërbim më cilësor për qytetarin dhe dinjitet profesional për stafin shëndetësor.

