Të dielën, skuadra gjilanase e FC Drita do të përballet me Ferizajin në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 13-të të Superligës së Kosovës shkruan Radio Star.
Ekipet kanë mësuar tashmë gjyqtarët e caktuar për këtë përballje, ku Burim Jahmurataj do të jetë kryesori, ndërsa Arbnor Bullatovci dhe Altin Zhegrova do të jenë ndihmësit e tij.
Ndeshja do të zhvillohet të dielën në orën 13:00, në stadiumin me bar sintetik në qytetin e Ferizajt./radiostar/