Xhiro e 23-të në elitën e futbollit kosovar do të përfundojë sot.
Ndeshja e fundit e kësaj xhiro do të zhvillohet në Drenas, ku Feronikeli pret kampionin në fuqi, Dritën. Dy skuadrat në këtë takim vijnë pas fitoreve të realizuara javën e kaluar dhe kërkojnë maksimumin e pikëve.
Vendasit duan tri pikët në mënyrë që të jenë më të qetë, pasi ende nuk kanë siguruar mbijetesën në Superligë.
Në anën tjetër kampioni në fuqi i Kosovës, Drita kërkon pikët e plota që të rikthehet në kry të tabelës pas fitoreve të arritura nga rivalët Ballkani e Prishtina.
Feronikeli e Drita janë përballur dy herë këtë edicion, ku bilanc më të mirë ka skuadra gjilanase.
Kampioni në fuqi i Kosovës kishte fituar me rikthim në Drenas 1-2, derisa sfida në Gjilan kishte përfunduar pa fitues 1-1.
Takimi mes dy ekipeve do të zhvillohet në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’ me fillim nga ora 13:30 dhe do të gjykohet nga Tefik Maloku me ndihmësit Bujar Selimaj e Besnik Morina