Me rastin e festës së Fitër Bajramit, Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, sot do të mbajë konferencë për media.
Nga ora 11:00, i pari i BIK-ut do t’i drejtohet qytetarëve të Kosovës me një mesazh urimi.
Disa ditë më parë, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka njoftuar opinionin e gjerë se muaji i madhëruar Ramazan përfundon ditën e shtunë, më 29 mars 2025, kurse dita e parë e festës së Fitër Bajramit është të dielën.
“Manifestimi qendror për festën e Fitër Bajramit për Republikën e Kosovës mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë. Manifestimi fillon në orën 05:41, me faljen e namazit të sabahut, të cilit do t’i prijë Hetem ef. Sopjani, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga Agim ef. Hyseni – anëtar i Kryesisë së BI-së së Kosovës”, është thënë në njoftimin e BIK-ut.