Shitja e biletave për superderbin shqiptar në Europë ka nisur zyrtarisht! FC Drita ka hapur sot blerjen online të biletave për përballjen e shumëpritur ndaj Shkëndijës së Tetovës, një ndeshje që pritet të sjellë atmosferë të jashtëzakonshme dhe interes të madh nga tifozët e të dyja skuadrave.
Kjo sfidë e fazës së ligës në UEFA Conference League premton emocion, rivalitet dhe një spektakël të vërtetë futbolli.
Komunikata e plotë:
KA FILLUAR SHITJA E BILETAVE!
Drita vs Shkendija – superderbi shqiptar në fazën e ligës të UEFA Conference League!
Të nderuar tifozë,
Ju njoftojmë se nga sot ka nisur zyrtarisht shitja e biletave ONLINE për ndeshjen më të madhe shqiptare ne nivel të garave europiane. Kjo sfidë pritet të jetë një festë e vërtetë për futbollin shqipëtar andaj mos e humbisni këtë mundësi, ejani dhe përkrahni klubin tuaj të zemrës! 💙🤍
Tifozet tane “Intelektualët” do të vendosen në Tribunën Veriore, ndersa tifozët e Shkëndijës nga Tetova do të vendosen në Tribunën Jugore.
Mos prit gjatë! Siguro bileten tënde dhe bëhu pjesë e kësaj ndeshje të madhe shqiptare në nivelin më të lartë të garave europiane, në UEFA Conference League
Festat e Nëntorit këtë vit do të jenë më ndryshe me dy ekipet emblematike shqipëtare!
Klikoni në linkun: https://eu.ebileta.al/biglietteria/listaEventiPub.do?fbclid=IwY2xjawImr_pleHRuA2FlbQIxMQABHRtgTLtqRhJyWwomv8uAYmDdnha4531eaNlWlkyt98Nm1Ujx-kwm4qlgRA_aem_7awSnYR5Q7pmezC4NreOMg









