Festa Shabani ka një selam për deputete e VV-së
Se Gjilani ka qenë dhe do jetë pa përfaqësues të denjë në Kuvend të Kosovës, dëshmon edhe sot kur u votua kundër për projektin milionësh për trajtimin e ujërave të zeza si një nga problemet jetike për neve si Gjilanas.
E hipokrizia qëndron aty kur deputët e VV-së , (dy nga to parashutiste në VV) votuan kundër projektit milionësh, për të cilin si opozitë gjithmonë e kanë akuzuar pushtetin aktual, madje organizonin edhe konferenca, e në ekspozita si shenjë proteste kemi përdor imazhe nga këto ujëra të zeza.
Aman turp të keni…. por prit se jo të gjithë kanë guxim të votojnë ndryshe, pra votojnë për subjekt e jo si përfaqësues të qytetarëve.
Rikujtoj se vota ime në Kuvend Komunal në vitin 2018, për rikthimin e dy drejtorive më të rëndësishme atë të Inspekcionit dhe Kulturës, rinisë e sportit ishte PËR, pra ndryshe nga bashkëpartiakët por më pas plasi nami…
Vota nuk imponohet, nuk duhet të ketë inate politike.. aq më shumë kur flitet për të mirën e qytetarëve (që aq shumë thirreni në fushata).
Turp turp turp….
Festa Shabani Tahiri
Këshilltare Komunale në Gjilan