Te enjten në seancën e Kuvendit Komunal z.Nehat Osmani (kryetar i qendrës së VV-së në Gjilan) dhe asambleist në KK ndër të tjerash mes një fjalimi të gjatë e ofendues e fyes ndaj meje ku kërkon largimin tim nga Komiteti për Kulturë Rini dhe Sport dhe tha se VV është e lumtur që zonjusha Shabani nuk është më pjesë e VV-së madje shumë të lumtur që është larg nesh sepse asnjëherë nuk ka përfaqësuar vlera demokratike në VV, e shumë gjëra koti.
Përvec kësaj replike unë të them se : Kam pas ftesë si Festa Shabani për koalicion në LDK mirëpo kam refuzuar, sepse jam OPOZITË madje dhe partitë tjera i kam refuzuar.
ta kujtoj poashtu që ti ke qenë bartës liste në këto zgjedhje pra ulëse e ke pas të garantuar sepse po të garoje nuk do ishte fare aty në ulëse.
Ishe nënkryetar i qendrës e tani që u largua dhe Besa Baftiu kryetare e qendrës ti e trashëgove këtë pozitë pra shkurt e shqip këto gjëra akuza e shpifje ndaj meje i bëni sa për të fituar besimin tek aktivistët që nuk të duan si kryetar e nuk të kanë dashtë as si bartës liste.
Me të mira
Festa Shabani
PSD