Në seancën e VII-të të Kuvendit Komunal në Gjilan kishte pyetje e ankesa drejtuar drejtorëve në Komunën e Gjilanit, ndër to dhe Festa Shabani nga PSD parashtroi pyetje dhe kërkesë drejtorit të drejtorisë së shërbimeve publike, Naser Korca.
“Konsideroj që është tejet i nevojshëm një rrethrrotullim në rrugën e Prishtinës që lidhet me rrugën qarkore afër Shell-it.
Pasi që jemi dëshmitar të kaosit dhe rrezikut që ballafaqohen cdo ditë shoferët dhe këmbësorët në këtë pjesë, andaj duhet që sa më shpejtë të punohet në këtë drejtim apo nëse vecse është në plan ju lutem na informoni”.
Ndërkaq drejtori Korca u pajtua për nevojën dhe rrezikun që paraqitet në këtë pjesë dhe tha që është në plan një rrethrrotullim i tillë vetëm pritet leja nga Berzh-i.