Këshilltarja Komunale nga PSD-ja, Festa Shabani në seancën e VI/të Komunale si shqetësimi ngriti cështjen për produktet e mishit në qytetin e Gjilanit poashtu kërkoi inspektim të mishit në qendra tregtare.
E dimë se për kontrollin e mishit është kompetent Agjensioni i Veterinës dhe Ushqimit të Kosovës(AVUK), mirëpo është tejet shqetësusese që në qytetin tonë ende nuk kemi parë ndonjë iniciativë për të bërë kontrollë rreth mishit në Qendrat Tregtare, siç kemi parë iniciativa në komunat e tjera, dhe nuk kemi asnjë rezultat apo informatë se nga po furnizohen qytetarët e komunës tonë me mish. A ka komuna jonë Inspektor dhe a kanë menduar të bëjnë hapa konkretë rreth kësaj çështje mjaftë serioze për të gjithë qytetarët e Gjilanit?!