Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK’së, Kadri Veseli, të cilët janë dy të akuzuarit e parë që paraqiten në Gjykatën Speciale në Hagë.
E ngritja e aktakuzave nga Gjykata Speciale ka ngjallur reagime festive në Serbi, atje mediat serbe kanë raportuar duke zërë ballinat kryesore me lajmin se “Thaçi e Veseli po akuzohen se kanë vrarë serbë”.
Të gjitha mediet serbe që shumica kontrollohen nga presidenti serb, Aleksandar Vucic kanë shpërndarë lajmin duke thënë se “dy komandantët e UÇK’së kanë vrarë serbë” dhe për këtë do akuzohen nga Specialja në Hagë.
Vlen të theksohet se disa nga mediet serbe ju janë drejtuar Thaçit e Veselit me epitetet si “kriminelet shqiptarët që vranë serbët”.
Metro më poshtë ju sjellë disa nga fotot e ballinave të medieve kryesore serbe.//gazetametro.net