“Jashtëzakonisht e nderuar pasi Presidentja e Komisionit Evropian znj.Ursula von der Leyen përmes një video u përgjigj në pyetjen time, në aktivitetin e organizuar nga Komisioni Evropian #AskthePresident #UrsulavonderLeyen”- shprehet Festina Kurteshi, studente e Fakultetit të Administratës Publike, programi Shkenca Politike dhe Diplomaci në Kolegjin AAB. Nga një ekip i posaçëm i formuar nga Komisioni evropian për të përzgjedhur pyetjet më të mira nga e gjithë bota të cilat plotësojnë disa kritere drejtuar Presidentes von der Leyen, ky ekip vlerësoi pyetjen e Festinës, si të denjë për të i japur përgjigje vetë Presidentja e Komisionit Evropian. Përndryshe, nga të gjithë pjesëmarrësit dhe parashtruesit e pyetjeve deri më tani, kjo është hera e parë që një shqiptar plotëson kriteret e vendura dhe merr përgjigje nga Presidentja e Komisonit Evropian, Ursula von der Leyen. Kjo video është shpërndarë nga faqja zyrtare e Komisionit Evropian dhe nga vetë Presidentja e Komisionit, në pothuajse të gjitha rrjetet sociale.
Videon mund ta shihni në këtë faqe:
https://www.facebook.com/messenger_media?thread_id=100006962101386&attachment_id=312433850178629&message_id=mid.%24cAAAAB9KnPAB9My0ITF3AecyWZ9XU