Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), që drejtohet nga Agim Ademi, në mënyrë që t’ua lejojë transmetimin e momenteve kryesore të ndeshjeve (highlights) të Superligës, Ligës së Parë dhe Kupës së Kosovës, emisioneve sportive është duke kërkuar që të njëjtat të paguajnë plotë 23 mijë euro.
Deri më tani, emisionet sportive në Kosovë i kanë transmetuar pa pagesa momentet kryesore të ndeshjeve si golat, asistimet…, por tani kjo gjë nuk do t’iu lejohet nga FFK-ja.
FFK-ja e drejtuar nga Agim Ademi u ka dërguar email televizioneve të mëdha në vend, duke iu kërkuar para për lejimin e transmetimit të “highlights”-ve.
Sipas dokumentit që është publikuar, FFK-ja ka kërkuar që për paraqitjen e ‘highlights’-ve me kohëzgjatje deri në 60 sekonda 12 mijë e 600 euro, ndërsa për ato 4 minutëshe 23 mijë e 400 euro.
Pra, FFK-ja kërkon që sekuencat e ndeshjeve të shiten në dy paketa.
Sipas dokumentit që ka siguruar Gazeta Nacionale, FFK ka kërkuar 12 mijë e 600 euro për sekuencën 60 sekondëshe të ndeshjeve, ndërsa 23 mijë e 400 euro për një sekuencë katër minutëshe.
Kësisoj, në rast që s’bëhet kjo pagesë, emisionet sportive që ftojnë analistë javë pas jave, nuk do të kenë më të drejtë t’i publikojnë pamjet e ndonjë ndeshje, si dhe vendimet “e dyshimta” që ndodhin shpesh në Kosovë.
Për hir të korrektësisë, Gazeta Nacionale ka dërguar pyetjet në FFK lidhur me çfarë baze erdhi ky vendim, megjithatë si zakonisht, Federata e Futbollit ka refuzuar të kthejë përgjigje, të paktën deri në momentin e publikimit të lajmit.
Në rast të mospagesës, FFK-ja ka theksuar se nuk do të lejojë transmetimin e pjesshëm apo të plotë të “highlights”-ve./Albanianpost/